TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 16:47

Çelsi “likuidon” Fulhemin, Blutë e Londrës bëjnë detyrën në shtëpi dhe marrin kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi “likuidon” Fulhemin, Blutë e Londrës

Çelsi ka marrë përkohësisht kreun e Premier Ligës. Skuadra e Enzo Mareskës fitoi 2-0 kundër Fulhemit pa shumë mundime, me sfidën e luajtur në "Stamford Bridge" që vlente për raundin e tretë në kampionatin anglez të futbollit.

Ishin 'miqtë' që zhbllokuan shifrat me King në minutën e 21, por pas ndërhyrjes së VAR-it gjithçka u anulua për faull. Në fundin e pjesës së parë u akorduan tetë minuta shtesë dhe në limite Çelsi ia doli të shënonte golin e epërsisë me Zhoao Pedro. Pati protesta nga miqtë për faktin se shtesa kishte përfunduar, ndërsa trajneri Marko Silva u pa "i xhindosur".

Rikthimi pas pushimit foli sërish për Çelsin, aty ku 'Blutë' shënuan edhe golin e dytë me autor Fernandez nga pika e bardhë e penalltisë. Çelsi, kampioni i botës për klube në fuqi, siguroi kështu tri pikët e radhës që për momentin e dërgojnë në krye të renditjes me 7 pikë.

Çelsi fulhem premier liga

Lini një Përgjigje