Sport24 Shtator 2023, 16:45

Ankth për kombëtaren shqiptare, titullari i mbrojtjes kuqezi rrezikon sfidën vendimtare me Çekinë

Shkruar nga Pamfleti

Ankth për kombëtaren shqiptare, titullari i mbrojtjes kuqezi rrezikon

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të mirë të Empolit përballë Interit në kampionat, me mbrojtësin shqiptar që i mohoi disa herë golin zikaltërve. 

Gjithsesi ai u zëvendësua në minutën e 51 për shkak të një dëmtimi dhe pikërisht pak sekonda pas daljes së tij nga fusha erdhi dhe goli i avantazhit të Dimarkos. 

Ky është një lajm i keq dhe për Kombëtaren kuqezi, që tashmë pret ekzaminimet e mëtejshme për të parë nëse dëmtimi i qendërmbrojtësit është i rëndë dhe nëse do të ndikojë te pjesëmarrja e tij kundër Republikës Çeke. 

ardian ismajli mbrojtësi shqiptar