TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2023, 23:09

Perla e Fernandes i dhuron 3 pikët Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq” rikthehen në shina dhe ‘zhytin’ Bërnlin në fund

Shkruar nga Pamfleti

Perla e Fernandes i dhuron 3 pikët Mançester Junajtid,

Pas dy humbjesh, Mançester Junajtid rikthehet në shina dhe ka mposhtur 0-1 Bërnlin. Në pjesën e parë u anulua për pozicion jashtë loje një gol i Evans. Ky i fundit dha një asist në minutën e 45, i cili u shndërrua në gol nga Bruno Fernandes me një goditje spektakolare.

Për “Djajtë e Kuq” debutoi edhe  Sofian Amrabat, mesfushori i afruar gjatë afatit kalimtar të verës u aktivizua në minutën e 90 të takimit.

Portugezi ka shënuar ose ka dhënë një asisit kundër 22 nga 24 klubet me të cilat është përballur në Premier Ligë: Shefild Junajtid (3 ndeshje) dhe Noruiç (2 ndeshje).

Pavarësisht tentativave të të dy ekipeve, rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë. “Djajtë e Kuq” arritën të mbronin avantazhin dhe të kthehen te fitorja pas dy humbjesh radhazi në kampionat.

Me këtë fitore, Mançester Junajtid fillon ngjitjen në tabelë, ndërsa sezoni duket mjaft i vështirë për Bërnlin që mbyll klasifikimin.

mançester junajtid bërnli premier liga

Lini një Përgjigje