Sport 6 Dhjetor 2023, 16:22

Gola tension dhe kartonë të kuq në Kupën e Shqipërisë/ Korabi dhe Bylis i falen “ruletës” ruse, Dinamo, Elbasani, Skënderbeu dhe Flamurtari presin biletën

Shkruar nga Pamfleti

Gola tension dhe kartonë të kuq në Kupën e

Janë mbyllur 6 nga 8 ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, takime këto të vlefshme për turin e 1/16-ave. Një lumë golash janë shënuar në këto sfida, teksa ekipet pretendente kanë vazhduar rrugëtimin në këtë turne.

Elbasani siguron biletën për në fazën tjetër, teksa mposhti 3-2 Kastriotin. Skënderbeu kaloi pa probleme Turbinën, me korçarët që triumfojnë 4-0.

Edhe Dinamo triumfoi ndaj Orikut, me “Blutë” që sigurojnë fitoren 2-0. Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Flamurtari, ndërkohë Lushnja ka fituar 3-0 ndaj Tomorit.

Apolonia gjithashtu kalon në fazën tjetër, pasi mposhti 2-1 Luzin. Teksa 90 miutat buk prodhuan fitues në takimin mes Bylisit dhe Vorës në barazimin 2-2 dhe Korabit dhe Besës po në barazim 2-2 dhe këto dy sfida shkuan në shtesë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 51 nga Qardaku nga pika e bardhë e penalltisë. 3 minuta më vonë, Ruçi riktheu baraspeshën dhe në minutën e 68, Xheferson përmbysi sfidën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Vrapi shënoi në minutën e 89 golin e barazimit. Kualifikimi i Bylisit u vendos nga penalltitë ku ballshiotët u treguan më të saktë dhe portieri Puja bëri heroin për skuadrën e tij.

Pas 30 minutave shtesë nuk pati ndryshim të rezultateve dhe në këtë mënyrë u goditën penalltitë.

Pas gjuajtjes së penalltive kualifikimin e siguruan Korabi dhe Bylisi.

Gola tension dhe kartonë të kuq në Kupën e

kupa e shqipërisë flamurtari dinamo