
Situatë aspak e zakontë ajo që ka ndodhur me Bajer Leverkusenin. Klubi gjerman shkarkoi Erik ten Hag vetëm pas dy javëve të para në kampionat, për rezultate të dobta, 1 barazim dhe një humbje.
Të ndodhur në një situatë urgjente, Leverkuseni ka nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ri. Së pari, “Aspirinat” kontaktuan Çavin, por ish-trajneri i Barcelonës i refuzoi duke u shprehur se nuk e mendon tani për tani rikthimin në krye të stolit.
Mediat gjermane raportojnë se Leverkuseni ka nisur kontaktet me Edin Terziç, ish-trajnerin e Borusias së Dortmundit, i cili pas largimit nga verdhezinjtë ka qendëruar i “papunë”. Te Dortmundi, ai ishte shumë pranë fitimit të Bundesligës, por shanset e tij u shkatërruan në ndeshjen e fundit me një barazim dramatik kundër Maincit.
Po ashtu ai udhëhoqi Dortmundin deri në finalen e Champions League, ku në fund u mund 2-0 nga Reali i Madridit.
Lini një Përgjigje