TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2026, 20:07

Mesazh për prokurorët e SPAK nga protesta: Bëhuni heronj të fëmijëve tanë, arrestoni Ramën dhe shpëtoni Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti
Mesazh për prokurorët e SPAK nga protesta: Bëhuni heronj të
Qindra qytetarë para Kryeministrisë

Një qytetar i kërkoi SPAK-ut të hetojë krerët e politikës, duke deklaruar se arrestimi i Edi Ramës do t'i hapte rrugën ndryshimit në vend.

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijoi edhe sot me thirrje të forta drejtuar institucioneve të drejtësisë, ku një nga mesazhet më të forta iu adresua SPAK-ut.

Duke marrë fjalën para protestuesve, një qytetar i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të ndërhyjë ndaj figurave kryesore të politikës shqiptare, duke deklaruar se vetëm arrestimi i tyre mund t'i hapë rrugën një Shqipërie të re.

"Dua të bëjmë një thirrje për SPAK që ta bëjmë këtë revolucion të realizohet paqësisht. Sot SPAK e ka mundësinë të bëhet hero për fëmijët tanë. Që fëmijët e Shqipërisë së re që ne duam të ndërtojmë të kenë hero SPAK. Hetoni Edi Ramën, hetoni ministrat dhe çojini ata në burg. Një arrestim i Ramës do t'i hapte rrugë Shqipërisë së re. Patjetër edhe arrestimi i Berishës", deklaroi ai.

Fjalimi u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijuan të brohorisnin thirrjet "Rama në burg" dhe "Berisha në burg", slogane që janë bërë pjesë e përhershme e protestës.

Prej 28 ditësh, qytetarët mblidhen çdo mbrëmje para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik. Organizatorët kanë deklaruar se protesta nuk është më vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë kastës politike, ndërsa kërkojnë hetimin dhe vendosjen para drejtësisë të zyrtarëve që, sipas tyre, mbajnë përgjegjësi për gjendjen në vend.

protesta

Lini një Përgjigje