TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2024, 09:14

Armando Broja shpëton me asist Chelsea-n nga turpërimi në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja shpëton me asist Chelsea-n nga turpërimi në

Armando Broja ka dhuruar një asist në ndeshjen miqësore që Chelsea ka barazuar 2-2 në Amerikë ndaj Wrexham.

Sulmuesi shqiptar është rikthyer te Chelsea pas huazimit në fazën e dytë të sezonit të kaluar te Fulhami dhe tashmë po zhvillon fazën përgatitore me “Blutë e Londrës”, aty ku ka dalë si futbollist.

22-vjeçari nuk ishte në formacion në këtë ndeshje miqësore, por u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Broja arriti të dhuroi asist për Ugochukëu, i cili barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pavarësisht se është pjesë e Chelseat në këtë fazë përgatitore, Broja vijon të mbetet në merkato dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt, ndërsa kërkesat e janë të shumta.

armando broja chelsea

Lini një Përgjigje