
FSHF ka bërë të ditur miratimin e listës përfundimtare të kandidatëve për president të FSHF-së që do të zgjidhet më 16 shkurt të këtij viti.
Dhe ashtu siç pritej, me propozimin e 33 anëtarëve dhe pa asnjë kundërshtar në garë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është kandidati i vetëm për këtë post drejtues, që e bën konfirmimin e tij për një mandat të shtatë në krye të FSHF-së fakt të kryer pa pritur mbledhjen e përfaqësuesve të futbollit shqiptar.
Prej vitit 2002 Duka qëndron si president i FSHF-së, teksa edhe në zgjedhjet e para katër viteve garoi i vetëm, kjo pas tërheqjes së kandidatit tjetër, Dritan Shakohoxha.
Në vitin 2018, Aramand Duka u zgjodh për herë të 5 president i FSHF-së, duke mundur ish-deputetin e ndjerë Bashkim Fino. Duka triumfoi në raundin e dytë me 38 vota, kundrejt Finos me 24 vota.
Viti 2026 është vit zgjedhor në FSHF dhe zgjedhjet (priten në mars) do japin një tjetër mandat katër vjeçar. Deri në këto momente askush nuk ka shprehur interesin apo propozuar për të qenë përballë Dukës. Në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale të Futbollit që po mbahen në ditët e fundit, emri i Dukës është propozuar nga anëtarët e SHRF në Tiranë, Korçe, Lezhë, Shkodër dhe Fier.
Duka duket se e ka 'rrugën e shtruar' që të qendrojë për mandatin e shtatë në krye të FSHF-së, duke mos pasur asnjë rival përballë. Në marsin e këtij viti Asambleja Zgjedhore e FSHF-së do zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv (KE) me një mandat katër vjeçar./Pamfleti
Lini një Përgjigje