TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 16:32

Vështirësohet rruga e Italisë për skuadrën e pestë në Champions, “arratisen” Anglia dhe Gjermania; Portugalia e treta

Shkruar nga Pamfleti

Vështirësohet rruga e Italisë për skuadrën e pestë

Me vetëm 1 fitore, një barazim dhe dy humbje, rrugëtimi i Italisë për të siguruar një skuadër të pestë në Ligën e Kampioneve bëhet akoma më i vështirë.

Në përfundim të fazës së parë të Ligës së Kampioneve, Italia e sheh veten në vendin e pestë pas Anglisë së paarritshme, por ajo është edhe larg Gjermanisë  që ashtu sikurse edhe Anglia e ka rritur avantazhin.

Vetëm Portugalia që është ngjitur tashmë në vendin e tretë dhe Spanja në vendin e katërt janë të vetmet që mund të parakalohen nga Italia. Vetëm nëse do të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme në raundet e tjerë, Italia do të mund të kapë vendin e dytë, i fundit që jep të drejtën për të pasur 5 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm. Shpresa e Italisë është që Roma dhe Bologna  të bëjnë më mirë në Europa League për të ndihmuar Italinë të përmirësojë renditjen.

Renditja e përditësuar

1. Anglia.            20.069

2. Gjermania       15.285

3. Portugalia       14.700

4. Spanja           14.375

5. Italia              14.250

6. Polonia           13.625

7. Franca            12.714

8. Qipro              11.906

9. Greqia            11.400

10. Danimarka    10.500

anglia italia gjermania champions league

Lini një Përgjigje