TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 17:16

Trubin dërgoi Realin në “play off”, tifozët e Barcelonës shpërthejnë nga gëzimi në ‘Camp Nou’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Trubin dërgoi Realin në “play off”, tifozët e

Java e fundit e fazës në grupe të Ligës së Kampioneve dhuroi emocione të forta me rezultate shumë të papritura të cilat ndryshuan fatin e skuadrave në këtë turne.

Një nga ato ndeshje padyshim ishte ajo mes Benfikës dhe Realit të Madridit. Goli i minutës së 98 nga portieri Trubin nxorri madrilenët nga tetëshja më e mirë dhe futi portugezët në fazën “play-off” duke u renditur në vendin e 24.

Ky fund emocionues u prit edhe nga tifozët e Barcelonës të cilët shpërthyen në festë. Edhe pse ndeshja me Kopenhagen kishte përfunduar dhe Barça ishte renditur në vendin e 5, fansat nuk u larguan nga “Camp Nou” për të pritur edhe mbylljen e ndeshjes në Lisbonë e cila përfundoi e fundit.

Në momentin e golit të Trubin festa ishte e jashtëzakonshme dhe fërshëllima e fundit në Da Luz bëri që tifozët blaugrana të shpërthenin nga gëzimi.

tifozët e barcelonës champions league

Lini një Përgjigje