TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2026, 17:37

“Një nga më të mirët”, kapiteni i Ipsuiçit mirëpret Anis Mehmetin: E ka rritur cilësinë e ekipit

Shkruar nga Pamfleti

“Një nga më të mirët”, kapiteni i

Anis Mehmeti u largua nga Bristol Siti, për të kaluar në radhët e skuadrës tjetër të Championship, Ipsuiç Taun. Kapiteni i këtyre të fundit, Dara O’Shi vlerësoi në maksimum prurjen më të re të skuadrës.

Mehmeti është një lojtar vërtet i mirë dhe padyshim që ishim shumë të emocionuar kur dëgjuam se po vinte te ne. Për mua është një nga lojtarët më të mirë në Championship, teknikisht, me topin në këmbë, është i mrekullueshëm. E patë këtë në momente të shkurtra kundër Shefild Junajtid, duke marrë topin dhe duke u përpjekur të na çojë përpara. Edhe jashtë topit, ritmi i tij i punës është i shkëlqyer. Kjo është diçka që do të përshtatet me grupin”- tha O’Shi.

Sulmuesi kuqezi Mehmeti u transferua tek Ipsuiçi për 3.5 milionë funte të premten e kaluar, duke debutuar vetëm 24 orë më pas, në atë humbje 3-1 kundër Shefild Junajtid.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar ipsuiç

Lini një Përgjigje