
Shqipëria u mund mbrëmjen e djeshme në Poloni me rezultatin e ngushtë 1-0, në ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024”. Pavarësisht se sfida luhej në Varshavën e largët, tifogrupi i kombëtares “Tifozat Kuqezi” nuk munguan, teksa kishin udhëtuar rreth 420 anëtarë.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi 4 prej tyre janë arrestuar nga policia. “Tifozat Kuqezi” i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të liruar tifozët.
“Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin.
Mbi 420 antarë morën rrugën drejt Polonisë. Shumë kilometra për të përkrahur dashurinë tonë më të madhe, atë të nënës Shqipëri!
Pasioni ynë tejkalon çdo lodhje, sakrificë, ndërsa e kemi detyrim që të jemi në çdo vend ku është Shqipëria.
TKZ me anë të këtij postimi, kërkon ndërhyrjen e institucioneve tona për lirimin e katër antarëve tanë, të cilët janë arrestuar në ndeshjen Poloni-Shqipëri, duke qenë plotësisht të pafajshëm.
Shihemi në udhëtimet e radhës…”-shkruan tifogrupi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje