Sport28 Mars 2023, 15:40

Çelsi humbet 121 milionë paund, shkak sanksionet e qeverisë britanike ndaj Roman Abramoviç

Shkruar nga Pamfleti
Çelsi humbet 121 milionë paund, shkak sanksionet e qeverisë

Sanksionet e qeverisë britanike të vendosura ndaj ish-pronarit të Çelsit Roman Abramoviç ishin një arsye në humbjet e klubit prej 121 milionë paundësh në sezonin 2021-2022.

Miliarderi rus u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në mars të vitit 2022, pasi ajo kërkoi të ngrinte asetet e individëve që besonte se kishin lidhje me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës.

Çelsit iu kufizua mundësia për të shitur bileta, bërë merkato, madje për të nënshkruar kontrata me lojtarët. Kufizimet mbetën në fuqi deri më 30 maj të vitit të kaluar, kur një konsorcium i ri i udhëhequr nga biznesmeni amerikan Tod Bohli përfundoi procesin e blerjes së klubit.

Çelsi publikoi dje bilancin financiar, i cili shënoi gjithsesi rritje të xhiros vjetore në 481.3 milionë paund nga 434.9 mln që ishte një vit më parë.

roman abramoviç ish-presidenti i Çelsit