Sport28 Mars 2023, 11:33

Skandal në Madrid, policia spanjolle sherr me futbollistët e kombëtares së Perusë

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Madrid, policia spanjolle sherr me futbollistët e

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara miqësores midis Marokut dhe Perusë, e cila ishte menduar të luhej në Madrid të Spanjës.

Ekipi i kombëtares latine ka pasur një përplasje të ashpër me forcat policore spanjolle duke u përleshur me duar.

Sipas futbollistëve të Perusë ata donin vetëm të takoheshin me fansat e tyre jashtë hotelit, por policia nuk i kishte lejuar duke i sulmuar menjëherë.

Ata menduan se lojtari Joshimar Jotun ishte një fans i cili po përpiqej të hynte për të takuar të tjerët dhe për këtë arsye e sulmuan menjëherë.

Në videon e bërë publike, shihet qartë që një nga policët gjuan njërin nga futbollistë e Perusë dhe më pas sherri agravon me përfshirjen e të gjithë skuadrës.

 

sherr kombëtarja e perusë spanjë