Sport11 Nëntor 2023, 18:39

Arsenali “kap” Sitin në krye të renditjes, triumfon edhe Junajtid, zhgënjen Totenhemi

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “kap” Sitin në krye të renditjes, triumfon edhe

Kanë përfunduar 4 duelet e vlefshme për javën e 12 në Premier Ligë. Totenhemi është mposhtur në transfertën me Uolvesin me rezultatin 1-2.

Arsenali ka arritur të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme ndaj Bërnlejit. Pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Viera, “Topçinjtë” triumfuan me rezultatin 3-1.

Falë kësaj fitoreje, “Topçinjtë” kanë kapur përkohësisht kryesuesit e Sitit në vendin e parë të renditjes.

Mançester Junajtid ka marrë një fitore minimale me Lutonin, falë golit të vetëm të realizuar nga Lindelof.

Dueli tjetër mes Kristal Palas dhe Evertonit është mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 2-3.

totenhem mançester junajtid premier liga