
Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Ilirisë në Korçë. Të besuarit e Ernest Gjokës janë kthyer te fitorja dhe kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Goli në pjesën e parë erdhi nga Nasr në minutën e 9.
Edhe pse ata u përpoqën ta “blindonin” fitoren në këtë segment kohor, nuk mund të bënin më mirë para porte. Në 45 minutat e dyta erdhi edhe finalizimi i golit të sigurisë me Çuçka në minutën e 73.
Me këtë sukses, korçarët rikthehen te fitorja pas barazimit me Lushnjen. “Ujqërit” aktualisht janë në krye të Kategorisë së Parë me 7 pikë pas 3 javësh kampionat. Ndërsa Iliria mban vendin e funidt në tabelë.
Lini një Përgjigje