Trabzonspori ka pësuar një frenim të rëndësishëm në kampionatin turk, duke barazuar 1-1 në shtëpi përballë Goztepe në javën e 32-të të Superligës. Ky rezultat komplikon objektivat e skuadrës për një vend në Ligën e Kampioneve.
Në këtë sfidë, Ernest Muçi u aktivizua titullar, por u zëvendësua në pjesën e dytë. Protagonist për miqtë ishte Arda Kurtulan, i cili asistoi golin e avantazhit të realizuar nga Huan Santos në minutën e 32-të. Ish-mesfushori i Shpresave është injoruar sistematikisht nga trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Megjithatë, Trabzonspori arriti të rikthente ekuilibrat, duke mbyllur ndeshjen në shifrat 1-1.
Ky rezultat nuk ndryshon renditjen, pasi Trabzonspori mbetet në vendin e tretë, ndërsa Goztepe në të pestin. Por barazimi ka pasoja të drejtpërdrejta për objektivat e ekipit të Muçit, pasi katër javë nga fundi, diferenca me Fenerbahçen në vendin e dytë është thelluar në katër pikë, duke vështirësuar ndjeshëm garën për një vend në Champions League.
Në një tjetër përballje të javës, Gallatasaraji u mund thellë 4-1 nga Samsunspori, pavarësisht se kaloi i pari në avantazh me një gol spektakolar të Junus Akgyn.
Për vendasit shkëlqyen Marius dhe Sherif Ndiaje, të cilët realizuan nga dy gola secili.
Megjithatë, Gallatasaraji mbetet pranë titullit kampion, pasi i mjafton një fitore në dy javët e fundit për ta siguruar matematikisht.
Pas ndryshimeve në pankinë dhe largimit të trajnerit Domeniko Tedesco, Fenerbahçe reagoi pozitivisht duke mposhtur Bashakshehir 3-1 në shtëpi.
Protagonist i ndeshjes ishte braziliani Anderson Taliska, autor i një dopiete.
Me këtë fitore, Fenerbahçe afrohet edhe më shumë me objektivin për një vend në Champions League, pasi i duhet vetëm një tjetër sukses për të siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off”.
Lini një Përgjigje