Sport23 Mars 2023, 21:40

Askush nuk ka luajtur më shumë ndeshje me kombëtaren, Kristiano Ronaldo vendos rekordin historik me Portugalinë

Shkruar nga Pamfleti
Askush nuk ka luajtur më shumë ndeshje me kombëtaren, Kristiano

“Nuk jam unë që i ndjek rekordet, janë ato që më ndjekin mua”. Shprehej kështu Kristiano Ronaldo disa vite më parë dhe ndoshta kishte më shumë se të drejtë. Sepse ylli portugez, i rikthyer në kombëtare, tashmë nën drejtimin e një trajneri të ri si Roberto Martinez, vendosi rekordin historik të radhës, për sa i përket atyre me përfaqësuesen.

Pasi theu dhe po e dërgon në shifra stratosferike rekordin e golave që i mori me meritë iranianit Ali Daei, mbrëmjen e sotme, në sfidën e parë eliminatore për “EURO 2024” kundër Lihtenshtajnit, Ronaldos çoi prezencat e tij me kombëtaren portugeze në 197 takime duke vendosur kështu rekordin e ri.

Ai ndante poltronin me kuvajtianin Al Mutava, por nga sot CR7 u bë futbollisti me më shumë prezenca në përfaqësuese në historinë e futbollit dhe ky fakt, por edhe ndryshimi në stolin e Portugalisë, duket se e kanë “rinuar” 38-vjeçarin, që tashmë luan tek Al-Nasr në Arabinë Saudite.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez