Sport23 Mars 2023, 20:17

“Historia” e Partizanit shkruhet në kombëtare, 3 lojtarë në 3 epoka të ndryshme në ekipin kuqezi (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Historia” e Partizanit shkruhet në kombëtare, 3

Kombëtarja shqiptare po qendron e grumbulluar në kompleksin e ri sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku po zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara fluturimit drejt Varshavës, ku do të përballen me Poloninë më 27 mars në orën 20:45 për ndeshjen e parë të kualifikueseve të “EURO 2024”. 23 lojtarë të përbërë nga një miksim i eksperiencës dhe talentit, por ka edhe fytyra të reja si Anis Mehmeti dhe Jasir Asani.

Nga Superioria e sotme, është Andi Hadroj i Partizanit por shenja e të kuqve nuk është vetëm te mbrojtësi anësor. Jasir Asani dhe Ylber Ramadani janë dy lojtarë që kanë lënë shenjë me të kuqtë. I pari ishte një nga hallkat kryesore në fitimin e titullit kampion pas më shumë se dy dekadave, ndërsa mesfushori një prodhim i akademisë që shpërtheu e më pas bëri hapin e madh jashtë.

Në një foto të postuar nga pjestari i klubit Partizani, Ildi Dajlani kanë pozuar nën praninë e njëri-tjetrit treshja që nuk kanë luajtur asnjëherë sëbashku me Partizanin por i bashkon historia me këtë klub.

“Historia” e Partizanit shkruhet në kombëtare, 3

kombëtarja shqiptare partizani