Sport23 Mars 2023, 20:38

Debuton për herë të parë me fanelën e Gjermanisë, sulmuesi shqiptar i merr numrin një emri të rëndë në kombëtaren e “Pancerave”

Shkruar nga Pamfleti

Debuton për herë të parë me fanelën e Gjermanisë,

Ftesa e Hansi Flik kundrejt Mërgim Berishës shkaktoi jo pak zhurmë në mediat gjermane, marrë në konsideratë edhe lënien jashtë të emrave të rëndë si Tomas Myler apo Leroi Sane.

Vetë 24-vjeçari me origjinë shqiptare do të prononcohej si iu plotësua ëndrra e një jete. Së fundmi, raportimet nga Federata Gjermane e Futbollit e bënë akoma më interesante, me indicie kryesore dhënien e numrit 13 në fanelë.

Shifra në fjalë korrespondon me Tomas Mylerin, pasi 33- vjeçari e ka bartur në Botërorin e vitit 2014 dhe në Botërorin e fundit në Katar.

Nga krahu tjetër, Flik vendosi që Tomasin ta linte jashtë 2 sfidave të marsit, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, e për pasojë mund të ketë ndikuar edhe në dhënien e së drejtës së djersitjes së numrit 13 një tjetër lojtari, në këtë rast Berishës.

E paqartë është nëse ky skenar merr konotacionin e një kërcënimi për vendin e titullarit apo është zgjedhje rastësore. Mërgimi ka shansin e artë të realizojë debutimin në testet e mësipërme.

mërgim berisha sulmuesi shqiptar gjermania