TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 16:28

“Trajneri ynë nuk di”, plas te Shqipëria U-17 pas dështimit në Europian: Na duhet një tjetër më i fortë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Trajneri ynë nuk di”, plas te Shqipëria U-17 pas

Arman Durmishi ia ka faturuar trajnerit Andrea Tedesko, paraqitjet e Kombëtares U-17 në Europian. Sulmuesi 16-vjeçar surprizoi në fjalët e tij duke mos u kursyer aspak.

Sfida e fundit në grup u luajt ndaj Francës. Pas humbjes 4-0 në “Elbasan Arena”, Durmishi deklaroi:

Europiani ishte shumë i bukur, luajtëm me skuadra të forta, por besoj se edhe ne jemi shumë lojtarë të fortë, por kur e kemi trajnerin që nuk di çfarë të bëjë me këto lojtarë të fortë është pak ndryshe të luaj, dhe për të fituar është pak rëndë.

Për këta lojtarë që kemi dhe jemi shumë të fortë në skuadër, besoj na duhet një trajner më i fortë”, u shpreh sulmuesi i Juventusit U-17 për “RTSH”.

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë nuk la shenjë në Europian. Kuqezinjtë nuk shënuan asnjë gol në eksperiencën e parë historike, ndërsa pësuan 12 në total. Portugalia, Gjermania dhe Franca gëzuan secila nga katër gola ndaj kuqezinjve në Shqipëri.

arman durmishi sulmuesi i kombëtares u-17 andrea tedesko

Lini një Përgjigje