
Atalanta ka siguruar fitoren e radhës në kampionat. Ekipi i Gasperinit mundi me rezultatin e pastër 0-2 Leçen, në ndeshjen e luajtur në transfertë.
Ndeshja e luajtur në “Via del Mare” u zhbllokua në pjesën e dytë. Ishte ylli i ri De Ketelar, i aktivizuar në pjesën e dytë, që kaloi në avantazh zikaltrit me një magji të vërtetë në minutën e 48.
Goli i sigurisë për Gjimshitin me shokë erdhi në minutën e 53 dhe u realizua nga Skamaka.
Me këtë fitore, Atalanta shkon në kuotë ne 66 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Leçe mban vendin e 13 me 37 pikë.
Lini një Përgjigje