Sport18 Maj 2024, 19:07

Siti gati të paguajë 415 mln euro për të shmangur katastrofën, anglezët nën hetim për Fair Play

Shkruar nga Pamfleti

Siti gati të paguajë 415 mln euro për të shmangur

Mançester Siti është afër titullit të katërt radhazi në Premier Ligë, një arritje që nuk është realizuar nga asnjë skuadër tjetër më parë në kampionatin anglez.

Pavarësisht se gjërat shkojnë shumë mirë në fushë për skuadrën e Guardiola-s, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatën jashtë fushës.

Në fakt, “Qytetarët” janë nën hetim në Angli për shkeljen e 115 normave që kanë lidhje me Fair Play. Në rast se Siti shpallet fajtor rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane, por edhe rënien nga Premier Liga.

Megjithatë, duket se klubi anglez mund ta mbyllë këtë çështje duke paguar një gjobë rekord prej 415 milionë eurosh.

Këtë e ka bërë të ditur Manchester Evening News. Në këtë mënyrë, “Qytetarët” do të shmangnin dënime më të rënda si ato të lartpërmendura.

mançester siti fair play