Sport18 Maj 2024, 17:36

Bundesliga/ Leverkuseni dhe Xhaka shkruajnë historinë, Bajerni mbyll sezonin me turp, heroi shqiptar i siguron mbijetesën Maincit

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga/ Leverkuseni dhe Xhaka shkruajnë historinë, Bajerni mbyll

Bundesliga ka luajtur ditën e sotme ndeshjet e fundit të këtij sezonit. Bajer Leverkusen vazhdon të jetë i pathyeshëm në këtë sezon, teksa çoi në 51 numrin e ndeshjeve pa humbje. Ekipi i Granit Xhakës ia doli të triumfonte 2-1 ndaj Augsburgut për të mbyllur kampionatin me plot 90 pikë.

Kështu, Leverkusen mori me meritë të plotë nofkën “Neverlusen”, pasi u bë ekipi i parë në historinë e Bundesligës që e mbyll kampionatin pa pësuar asnjë humbje, duke regjistruar 28 fitore dhe 6 barazime.

Në vend të dytë t u rendit Shtutgarti që mundi 4-0 Borusia Mynshengladbah. Ndërsa Bajerni i Mynihut u desh të ngushëllohej me vendin e tretë në renditje, pas humbjes 4-2 përballë Hofenhajmit në transfertë.

Sa i përket fundit të renditjes, bie në sy suksesi i Mainc me shifrat 3-1 në transfertë ndaj Volfsburgut, ku Brajan Gruda shënoi gol dhe dha asist, duke ndihmuar ekipin e tij që të merrte pikët që i duheshin për mbijetesën.

Bundesliga/ Leverkuseni dhe Xhaka shkruajnë historinë, Bajerni mbyll

bajer leverkusen bajern mynih bundesliga