TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 20:41

Bajerni bën për “aspirina” Leverkusenin, bavarezët marrin fitoren e 15 radhazi; të martën testi ndaj PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni bën për “aspirina” Leverkusenin, bavarezët

Bajerni i Mynihut ka marrë sot fitoren e 15 radhazi për këtë sezon, në të gjitha garat. Bavarezët kanë mundur në “Allianz Arena” 3-0 Bajer Leverkusenin.

Vinsent Kompani e nisi takimin duke lënë disa titullarë të rëndësishëm në stol, duke ditur që në mesjavën e ardhshme i pret supersfida me PSG-në në Champions League. Ky takim do të jetë një test i madh për Bajernin, pasi do ndeshet me një rival vërtet dinjitoz.

Përsa i përket takimit të sotëm. Në minutën e 25, ishte Serzh Gnabri që zhbllokoi rezultatin, duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit të marrë nga Bishof.

Nikolas Xhekson dyfishoi shifrat në minutën e 31, sulmuesi shënoi me kokë pas krosimit të Konrad Laimer. Ky ishte goli i parë në Bundesligë për sulmuesin senegalez. Në fund të pjesës së parë, Loik Balde shënoi autogol për miqtë. Mbrojtësi francez shtyu në rrjetë topin e futur në zonë nga Xhoshua Kimish.

Në pjesën e dytë, edhe pse u futën në fushë emrat “big” si Kejn, Olize dhe Luis Diaz, rezultati nuk ndryshoi. Bajerni fiton 3-0 dhe kryeson me 27 pikë të plota pas 9 javësh. Ndjekësi më i afërt është Lajpcigu me 22 pikë.

bajerni i mynihut bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje