
Bajerni i Mynihut është mundur në transfertë nga Mainci me rezultatin e pastër 3-1.
Ekipi i Tomas Tuhel mori avantazhin në minutën e 29, me Mane. Vendasit u futën në pjesën e dytë të karikuar përmbysën ndeshjen. Ishte Ajorke në minutën e 65 që riktheu gjithçka nga fillimi me golin e barazimit. Pak më pas, Barreiro shënoi të dytin, ndërsa fatin e takimit e vulosi Martin.
Bajerni kryeson kampionatin me 59 pikë, por ndiqet nga Dortmundi që ka 2 pikë më pak dhe luan pasdite ndeshjen e saj, ndërsa Mainci ndodhet në zonën e Europës, në vendin e gjashtë.
Lini një Përgjigje