
Përfundon ndeshja që ngriti siparin e javës së 30 të Abissnet Superiore. Pas 2 fitoreve radhazi, Laçi është ndalur nga Egnatia. Ndeshja e luajtur në kryeqytet është mbyllur në barazim 1-1.
Rrogozhinasit e nisën takimin në mënyrën më të keqe, pasi në minutën e 25, Zejnullai la ekipin e tij me 10 lojtarë.
Në minutën e 50, kurbinasit zhbllokuan ndeshjen. Spahiu u fut në zonë dhe i dha asistin Guindosë. Ky i fundit përfitoi duke e dërguar topin në rrjetë.
12 minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova barazoi shifrat. Xhekson riktheu baraspeshën, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e 3 me 43 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e 5 me 40 pikë.
Lini një Përgjigje