TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2026, 22:44

Bajerni jep leksione edhe në transfertë, bavarezët “likuidojnë” Këlnin me përmbysje spektakolare

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni jep leksione edhe në transfertë, bavarezët

Bajerni i Mynihut mposhti me përmbysje Këlnin me shifrat 1 me 3 në Bundesligë, duke zgjatur serinë pa humbje në përballjet direkte në 22 ndeshje, një ecuri që vazhdon që nga shkurti i vitit 2011.

Kjo fitore bëri që bavarezët të thyenin edhe rekordin e tyre për gjysmën e parë më të mirë ndonjëherë të një sezoni në Bundesligë, me 47 pikë të grumbulluara, duke u shkëputur plot 11 pikë nga vendi i dytë, Borusia e  Dortmundit.

Këlni mund të marrë zemër nga paraqitja e treguar, por tani kanë pësuar humbje në tri nga katër ndeshjet e fundit në Bundesligë.

Për sa i përket autorëve të golave, Maina, shënoi i pari për vendasit në minutën e 41, ndërkohë që Gnabri, në minutën 45+5 vendosi baraspeshën. Për golat e fitores menduan Kim dhe Karl në minutat 71 dhe 84.

bajern mynih këln bundesliga

Lini një Përgjigje