Bajerni i Mynihut ka barazuar 3-3 ndaj Heidenheimit në ndeshjen e javës së 32-të të zhvilluar në “Allianz Arena”, duke humbur terren në një përballje të mbushur me emocione dhe kthesa rezultati.
Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, kur Budu Zivzivadze përfitoi nga një krosim në zonë dhe një moment pasigurie në mbrojtjen bavareze për të kaluar Heidenheimin në avantazh. Vetëm nëntë minuta më vonë, Dinki dyfishoi shifrat për miqtë, duke thelluar surprizën në Mynih.
Në fundin e pjesës së parë, Leon Gorecka ngushtoi diferencën me një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 43-të, duke rikthyer shpresat për vendasit.
Në pjesën e dytë, Bajerni barazoi shifrat në minutën e 57-të, sërish me Goreckën, i cili finalizoi një asist të Majkëll Olize. Megjithatë, Heidenheimi reagoi sërish, duke rikthyer avantazhin falë Zivzivadze, autor i golit të dytë personal, pas një pasimi nga Arijon Ibrahimoviç, lojtar i huazuar nga vetë Bajerni.
Në sekondat e fundit Bajerni arriti te fiksonte shifrat në 3-3 pas një autogoli të lojtarit me origjinë nga Kosova, Diant Ramaj.
Në përballjet e tjera të Bundesligës, Hofenhejmi dhe Shtutgart barazuan 3-3 në një duel direkt për zonën Champions, me të dy ekipet që ndajnë vendet 4 dhe 5 me nga 57 pikë. Goli i barazimit për miqtë erdhi në minutat shtesë.
Unioni i Berlinit barazoi 2-2 ndaj Koln, ndërsa Eintrahti i Frankfurtit u mposht 1-2 nga Hamburgu. Po ashtu, Verder Bremeni u mund në shtëpi 1-3 nga Augsburgu.
Lini një Përgjigje