Sport25 Mars 2023, 19:23

Nuk ka fitues në “Air Albania”, Shqipëria U-17 merr pikën e parë, kuqezinjtë dominojnë sfidën

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka fitues në “Air Albania”, Shqipëria U-17 merr

Zvicra U-17 dhe Shqipëria U-17 kanë ndarë pikët për ndeshjen kualifikuese të Europianit në fazën “Elite Round”.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën, teksa zhbllokuan rezultatin në minutën e 15 me Sulejmanin. Falë golit të tij ekipi i Bulkut e mbylli pjesën e parë në avantazh. Ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Në minutën e 66 të sfidës, Romano barazoi shifrat duke vulosur kështu dhe fatin e sfidës.

Kuqezinjtë nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe menjëherë vënë presing për të shënuar të dytin, por nuk ia dolën. Kjo ishte ndeshja e dytë eleminatore e vlefshme për europianin U-17. Pas dy takimeve kombëtarja jonë ka vetëm 1 pikë.

shqipëria u-17 zvicra u-17 kualifikueset e europianit për fazën