TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 18:27

Barcelona “prek” titullin, katalanasit marrin fitoren e 9 radhazi dhe shkojnë +11 pikë nga Reali

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona “prek” titullin, katalanasit marrin fitoren e 9 radhazi

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Getafes, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku gjithçka u vendos në momentet kyçe të dy pjesëve.

Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur Fermin Lopez shënoi në minutën e 45, duke i dhënë avantazhin katalanasve para pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë, trajneri Hansi Flik aktivizoi Markus Rashford, i cili dyfishoi shifrat në minutën e 74, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Kjo fitore përfaqëson suksesin e nëntë radhazi për Barcelonën në La Liga. Me këtë rezultat, skuadra kryesuese e kampionatit ka krijuar një diferencë prej 11 pikësh nga Reali i Madridit i vendit të dytë.

Me vetëm pesë javë të mbetura deri në fund të sezonit, Barcelona është në pozita të favorshme për të siguruar titullin e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit gjerman Hansi Flik.

Një përballje vendimtare pritet më 10 maj, në orën 21:00, kur Barcelona do të ndeshet me Realin e Madridit në “El Classico”, në kuadër të javës së 35-të të kampionatit spanjoll.

barcelona getafe la liga

Lini një Përgjigje