
Liverpuli i ka dhënë fund serisë negative ndaj Kristal Palas, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në “Anfield Road”, në kuadër të javës së 34-t të Premier Ligës.
Pas katër përballjeve të fundit pa sukses ndaj Kristal Palas, përfshirë edhe humbjen në finalen e "Community Shield" në fillim të sezonit të kaluar, skuadra e Liverpulit reagoi në këtë sfidë. “Të kuqtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golave të shënuar nga Aleksaandër Isak dhe Andi Robertson, duke vendosur kontrollin mbi lojën që në minutat e para.
Në pjesën e dytë, Kristal Palas tentoi të rikthehej në lojë, duke ngushtuar diferencën me golin e Daniel Munjoz. Megjithatë, në minutat shtesë, Florian Uirc vulosi fitoren e vendasve me golin për 3-1, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e takimit.
Një nga momentet kryesore të ndeshjes ishte dëmtimi i Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian u largua nga fusha në minutën e 60-të, ndërsa sinjalet e para flasin për një dëmtim serioz. Duke qenë se largimi i tij në fund të sezonit është i pritshëm, kjo ndeshje mund të rezultojë e fundit për të me fanelën e Liverpulit.
Në ndeshjet e tjera të ditës, të rëndësishme për mbijetesën, Totenhemi arriti një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj ullverhempton, falë golit të Zhoao Palinjas në minutën e 82-të. Kjo shënon edhe fitoren e parë të londinezëve nën drejtimin e trajnerit Roberto De Zerbi.
Megjithatë, Totenhemi mbetet në vendin e 18-të me 34 pikë, pasi Uest Hemi siguroi një fitore dramatike 2-1 ndaj Evertonit, duke u ngjitur në vendin e 17-të me 36 pikë.
Lini një Përgjigje