TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 17:11

Kategoria e Parë/ Pogradeci i rrezikon titullin Skënderbeut, Apolonia dhe Lushnja drejt rënies; Besa afër ‘play off’-it

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Pogradeci i rrezikon titullin Skënderbeut, Apolonia

Këtë të shtunë u zhvilluan ndeshjet e javës së 32 të Kategorisë së Parë dhe dueli mes Skënderbeut dhe Laçit për fitoren e titullit në këtë kampionat po bëhet më e ndezur se kurrë dhe meritën për këte e ka Pogradeci.

Në Korçë, skuadra liqenore arriti t’i marrë në çastet e fundit një barazim 1-1 skuadrës së Skënderbeut që vazhdon të jetë në krye të klasifikimit me 77 pikë, por tani skuadra korçare ndjen shumë pranë Laçin që i është afruar në vetëm 1 pikë.

Kurbinasit në fakt arritën të fitojnë sfidën e tyre ndaj Kukësit duke u ngjitur në kuotën e 76 pikëve, ndërkohë që më larg është Pogradeci i vendit të tretë që pas barazimit me Skënderbeun shkon në 68 pikë. Nuk pati fitues as në ndeshjen mes Besës dhe Korabit e zhvilluar në Kavajë, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1.

Luftëtari mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 2-1, ndërkohë që Apolonia dhe Lushnja duket se po shkojnë drejt Kategorisë me dy skuadrat myzeqare që janë në dy vendet e fundit. Apolonia humbi këtë javë në fushën e Fushë Krujës nga Iliria 2-1, ndërsa Lushnja u mund nga Burreli në fushën e këtij të fundit me rezultatin 1-0.

Rezultatet e Kategorisë së Parë:

Pogradeci 1-1 Skënderbeu

Burreli 1–0 Lushnja

Iliria Fushë-Krujë 2–1 Apolonia

Kastrioti 1-2 Luftëtari

Laçi 2-1 Kukësi

 

 

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    1ne kategoria pare fute 16 skuadra ne kategoria 30 skuadra kategoria trete 44 skuadra amatore kombtare clamb prestig vullnetare kombtare vllazerim elite mini faze veri jug atdmistrativ rajonal 1 1beslidhja tranjeri do kete dritan mehmeti 2 orikum tranjer do kete shensori3 butrinti tranjer do kete nevil dede 4 shiroka tranjeri do kete erbin fagu 5 kastrioti tranjer do kete gugash magani 6 sopoti tranjer dio jete ervin bulku7 gjirokastra 8 kukesi 9 korabi tranjer do jete erjon bogdani bogdani 10 partizanib 11 kukesi 12 bureli 13 shijaku 14 veleciku 15 luzi terbuni

    Lini një Përgjigje