
Një trishtim i thellë ka mbuluar gjigandët gjermanë të Bayern Munchen, pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të djalit 6-vjeçar të portierit, Sven Ulreich
Portieri 36-vjeçar bavarez njoftoi humbjen tragjike nëpërmjet një postimi në Instagram. Len ndërroi jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë, të cilën Ulreich nuk donte ta përmendte.
Ulreich, i cili luan për Bayernin që nga viti 2015 (me një periudhë të shkurtër te Hamburgu), tha se ai, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, po përpiqen rigjejnë forcat pas humbjes së rëndë.
"Me hidhërim të thellë dëshirojmë t'ju njoftojmë sot se djali ynë Len ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.
Vendimi për ta shpallur këtë publikisht është jashtëzakonisht i vështirë për ne, por është një hap i rëndësishëm për ne si familje, për të krijuar qartësi si për ata që na rrethojnë ashtu edhe për publikun e gjerë. Së bashku me vajzën tonë, tani po përpiqemi, hap pas hapi, të kthehemi në jetë.
Një falënderim i veçantë për familjet tona, miqtë dhe Bayern Munchen për diskrecionin dhe mbështetjen e tyre të madhe gjatë muajve të fundit. Kjo do të thotë shumë për ne.
I kërkojmë publikut dhe medias të tregojnë mirëkuptim dhe respekt për privatësinë tonë. Ju lutemi të mos bëni pyetje ose kërkesa të mëtejshme për deklarata”, shprehej portiere.
Lini një Përgjigje