TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 22:25

Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Liga e Europës, priti penalltinë vendimtare dhe realizoi atë të fitores (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Liga e Europës, priti

Etrit Berisha është shndërruar në një hero te skuadra suedeze e Haken. Gardiani shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Ligës së Europës ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, duke pritur penalltinë e katërt të belgëve, si dhe shënoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin e artë për në turin e tretë skuadrës së tij. 

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit, teksa dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gola, duke bërë që supersfida të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit shqiptar Etrit Berisha.

 


Pasi i dhuroi Kupën e Suedisë, tashmë portieri kuqezi, bën një tjetër paraqitje fenomenale, duke u shndërruar në një lider te Haken. 

 

etrit berisha portieri i kombëtares haken

Lini një Përgjigje