Sport 1 Mars 2024, 21:40

Bellingham kalon dëmtimin, Ancelotti tregon se kur do të rikthehet në fushë ylli anglez

Shkruar nga Pamfleti

Bellingham kalon dëmtimin, Ancelotti tregon se kur do të rikthehet

Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Jude Bellingham do të kthehet nga lëndimi kundër Valencias këtë fundjavë, pas tre javësh jashtë fushave.

Bellingham lëndoi kyçin e këmbës kundër Gironas në fillim të shkurtit dhe ka humbur tre ndeshje që nga ajo kohë, gjatë të cilave Real Madrid ka shënuar vetëm tre gola.

Kjo nuk u ka kushtuar në mënyrë dramatike, pasi vetëm ndaj Rayo Vallecanos kanë lëshuar pikë në barazimin 1-1.

Megjithatë, Bellingham u kthye në stërvitje të premten dhe Ancelotti konfirmoi se ishte gati për të luajtur.

Ai është njëqind për qind, gjithçka që ka bërë dhe duhet të bëjë në nivel individual është në rregull. Ai është i qetë me kyçin e këmbës, është në maksimumin e tij, ai do të luajë”, ka thënë Ancelotti.