TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2023, 19:35

Boksieri shqiptar hedh “K.O.” rumunin, ndeshja zgjat vetëm 35 sekonda (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri shqiptar hedh “K.O.” rumunin, ndeshja zgjat vetëm 35

Boksieri shqiptar, Azdren Krasniqi ka marrë një fitore të rëndësishme në ring, duke hedhur në tapet pas 35 sekondave kundërshtarin e tij në kick-boks.

Sportisti që del gjithmonë në ring me flamurin kuqezi ka bërë për “ujë të ftohtë” Adrian Baciu, duke e mundur që në raundin e parë.

Pasi hodhi K.O. kundërshtarin e radhës, Krasniqi po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme, atë që zhvillohet më 25 maj kundër Coffie Tucama.

Përballja kryesore e mbrëmjes në kick-boks gjen Azdrenin në një ndeshje të fortë, me shqiptarin që pritet të jetë fitues.

Veç sportit të futbollit, në arenën ndërkombëtare atletët kuqezinj janë duke ngjitur shkallët e karrierës.

azdren krasniqi boksieri shqiptar adrian baciu

Lini një Përgjigje