Sport11 Mars 2023, 20:59

Borusia e Dortmundit bën hapin fals në kampionat, Bajerni shkëputet në krye

Shkruar nga Pamfleti

Borusia e Dortmundit bën hapin fals në kampionat, Bajerni

Borusia e Dortmundit regjistroi një hap fals në javën e 24 të Bundesligës, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Shalkes, duke i dhënë mundësinë Bajernit që të shkëputet në krye me 2 pikë.

Pavarësisht se kaluan 2 herë në avantazh, verdhezinjtë e trajnerit Terziç, nuk arritën ta menaxhonin siç duhej rezultatin, duke dalë nga kjo transfertë me vetëm 1 pikë.

Shoterbek hapi serinë e golave në minutën e 38. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1. Vendasit gjetën baraspeshën në minutën e 50 me Bulter, ndërkohë që Dortmundi shënoi sërish me Guerreiron në minutën e 60, por ky gol nuk mjaftoi për të sjellë triumfin, pasi në minutën e 79 ishte Karaman që vulosi shifrat në 2-2.

Me këtë barazim, Dortmundi ngjitet në kuotën e 50 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Bajrenit, teksa vendi i tretë mbahet nga Lajpcigu me 45 pikë.

borusia e dortmundit shalke bundesliga