Sport11 Mars 2023, 20:16

Napoli “fluturon” drejt titullit, Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos suksesin e ekipit të Spaletit

Shkruar nga Pamfleti

Napoli “fluturon” drejt titullit, Rrahmani gjen rrjetën dhe

Napoli sa vjen e afrohet më shumë me titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi Atalantën.

Pjesa e parë ishte mjaft e vështirë për vendasit, por napoletanët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60 me gjeorgjianin Kvara, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm, pasi ka arritur të shmangte tre lojtarë të Atalantës me një lëvizje dhe më pas dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të fuqishme.

Ky ishte goli numër 11 për gjeorgjianin në kampionatin italian, i shoqëruar edhe me 9 asiste nga 22-vjeçari, i cili mund të konsiderohet pa frikë zbulimi më i madh i këtij viti në Serinë A.

Në minutën e 77 erdhi edhe goli i dytë dhe i sigurisë për “Axurrët”. Gol që është realizuar nga kosovari Rrahmani. Qendërmbrojtësi shtatlartë dërgoi topin në rrjetë me një goditje të zgjuar me kokë.

Berat Gjimshiti ishte titullar në këtë ndeshje, por la fushën që në minutë ne 44, pas një shqetësimi muskulor. Napoli kryeson Serinë A me 68 pikë, 18 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Bergamaskët gjenden në vendin e 6 me 42 pikë.

napoli atalanta seria a