Sport20 Gusht 2023, 14:15

Botërori i femrave/ Spanja bën historinë, mund Anglinë në finale dhe shpallet kampione bote

Shkruar nga Pamfleti

Botërori i femrave/ Spanja bën historinë, mund Anglinë

Spanja është kampionia e re botës për femra.

Ato triumfuan në finalen e madhe ndaj Anglisë me rezultat minimal 1:0, turne që u mbajt në Australi.

Ishte kapitenia Olga Carmona që realizoi golin më të rëndësishëm në karrierë në minutën e 29-të të ndeshjes.

Gol ky që në fund do ta shpallte kampione Spanjën.Madje, ato patën mundësi të artë të dyfishonin epërsinë, por Hermoso dështoi të realizonte nga penalltia.

Kështu Anglia duhet të kënaqet me pozitën e dytë në botë, pas një kampanje fantastike.

spanja botërori i femrave