
Ish-futbollisti, tashmë në pozicionin e aksionerit në biznes, Mehmet Krasniqi ka dhënë opinionin e tij në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri në emisionin "MEGA Sport" në “A2CNN”, duke i bërë me “krahë” tifozët e Kombëtares:
“Nuk e kuptoj më popullin serb. Ata nuk e kanë vetëm me Shqipërinë, por e kanë me Anglinë, me Zvicrën, me të gjithë. Lojë futbolli është, asgjë më shumë. E kuptojmë, është çështje Kombëtare, si për ata, ashtu edhe për ne.
Të performojmë dhe ta fitojmë ndeshjen si Shqipëri. Mendojë se do të fitojë Shqipëria 2-1. Shpresoj që Broja më në fund të gjejë golin. Ia uroj pafund këtë gjë”.
Lini një Përgjigje