TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Prill 2026, 19:45

Chelsea mposht Leeds dhe kualifikohet në finalen e FA Cup!

Shkruar nga Pamfleti

Chelsea mposht Leeds dhe kualifikohet në finalen e FA Cup!

Blutë e Londrës, të drejtuar nga trajneri i përkohshëm Calum McFarlane, siguruan biletën për në aktin e fundit të kompeticionit më prestigjioz të kupës angleze. Ata mundën Leeds United me rezultatin e ngushtë 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur sot në Wembley.Chelsea vinte në këtë ndeshje pas një serie të vështirë me 5 ndeshje pa gol, por sot treguan karakter.

Enzo Fernandez, i cili u kthye në formacion pas ndëshkimit nga trajneri i mëparshëm Liam Rosenior, u bë hero i ndeshjes. Pikërisht argjentinasi shënoi golin e vetëm në minutën e 23-të, me një goditje të fortë me kokë pas një qendërzim të Pedro Netos.Në pjesën e parë, të dyja skuadrat patën shanse të mira, por ishte Chelsea ai që e shfrytëzoi më mirë rastin.

Në pjesën e dytë, Leeds u përpoqën të reagojnë dhe të barazonin, por mbrojtja e fortë e Blues, me Robert Sanchez që bëri disa ndërhyrje të rëndësishme dhe mbajti portën të paprekur. Rezultati mbeti 1-0 deri në fund.

Kështu, Chelsea do të luajë në finalen e FA Cup më 16 maj në Wembley kundër Manchester City të Pep Guardiolës. Për “Blutë”, kjo është një mundësi e artë për të shpëtuar një sezon deri tani zhgënjyes, duke synuar trofeun e parë nën drejtimin e përkohshëm të Calum McFarlane.

Lini një Përgjigje