
Atletiko e Madrid i është rikthyer fitores në La Liga pas një serie prej katër humbjesh radhazi, duke mundur 3-2 Atletik Bilbaon në stadiumin “Metropolitano”. Sfida ishte e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit spanjoll.
Takimi nisi më mirë për skuadrën mike, e cila arriti të kalonte në avantazh në pjesën e parë. Baskët zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të me Aitor Paredes, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi. Miqtë e mbyllën 45-minutëshin e parë në avantazh 0-1.
Reagimi i Atletikos së Madridit erdhi menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 49-të, Antoni Grizman barazoi shifrat në 1-1. Vetëm pesë minuta më vonë, Aleksandër Shorloth përmbysi rezultatin, duke shënuar për 2-1 pas asistit të Aleks Baena.
Në minutat shtesë, Shorloth vulosi fitoren e madrilenëve duke realizuar golin e tretë personal dhe të ekipit, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 3-1.
Me këtë fitore, Atletiko e Madridit ndërpret serinë negative dhe rikthen besimin në prag të një sfide të rëndësishme europiane. Fokusi i skuadrës tashmë zhvendoset te gjysmëfinalja e parë e Champions League ndaj Arsenalit.
Lini një Përgjigje