TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 22:18

Qazim Laçi vijon formën e mirë në Turqi; dhuron “shou”, por ‘ndëshkohet’ nga VAR-i (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi vijon formën e mirë në Turqi; dhuron

Qazim Laçi ka qenë një nga lojtarët më aktivë në sfidën që Rizespori humbi 2-0 ndaj Kajserisporit, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u bë protagonist në minutën e 35-të, duke dhënë një asist për Mihaila, i cili arriti të dërgonte topin në rrjetë. Megjithatë, goli u anulua për pozicion të parregullt, duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar.

Pavarësisht këtij episodi, Laçi konfirmon rolin e tij të rëndësishëm në skuadër, duke vijuar të kontribuojë në fazën sulmuese. Deri tani, 30-vjeçari numëron 8 asiste në këtë sezon, ndërsa ka realizuar edhe 6 gola.

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare rizespori

Lini një Përgjigje