TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 21:34

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Hofenhejmit, bëjnë heroin dhe shkruajnë historinë tek ekipi i Bundesligës

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët shkëlqejnë në fitoren e Hofenhejmit,

Hofenhejmi ka konfirmuar formën e mirë në Bundesligë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Hamburgut me rezultatin 2-1. Ky është suksesi i dytë radhazi për skuadrën, që vazhdon të konsolidojë pozitat në zonën e sipërme të renditjes.

Protagonistë të ndeshjes ishin dy futbollistët shqiptarë nga Kosova. Asllani zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, duke i dhënë avantazhin Hofenhejmit. Ndërkohë, në fund të pjesës së parë, Hajdari kontribuoi me një asist vendimtar për golin e dytë të shënuar nga Lemperle në minutën e 45-të.

Fitorja ndaj Hamburgut nuk ishte vetëm e rëndësishme për renditjen, por edhe historike për klubin. Hofenhejmi ka regjistruar sezonin me më shumë fitore në elitën e futbollit gjerman, duke vendosur një rekord të ri në Bundesligë.

Që nga ardhja e trajnerit Kristian Ilzer, skuadra ka pësuar një ndryshim të ndjeshëm. Nga një ekip që luftonte për mbijetesë, Hofenhejmi është kthyer në një pretendent serioz për një vend në Champions League.

Tre javët e fundit të kampionatit pritet të jenë vendimtare. Hofenhejmi aktualisht mban vendin e katërt me 57 pikë, duke lënë pas Shtutgartin me 1 pikë më pak dhe Bajer Leverkusenin me 2 pikë diferencë. Konkurrenca mbetet e fortë dhe çdo ndeshje mund të ndikojë në renditjen përfundimtare.

hofenhejm hamburg bundesliga

Lini një Përgjigje