
Al-Nassr ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, duke mposhtur në transfertë Al-Fateh me rezultatin 0-2. Pas 21 javësh kampionat, skuadra është vetëm një pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Al-Hilal, duke e mbajtur të hapur garën për titull.
Protagonist i takimit ishte Kristiano Ronaldo, i cili u rikthye në fushë pas mungesës në dy ndeshje. Portugezi gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, duke kaluar Al-Nassr në avantazh në minutën e 17-të. Pas një aksioni të shpejtë ofensiv dhe një asistimi të saktë nga Sadio Mane, Ronaldo finalizoi nga afërsia përballë portierit vendas.
Ky realizim shënon golin e 962-të në karrierën e tij dhe të parin në moshën 41-vjeçare. Sulmuesi vazhdon të ndjekë objektivin e deklaruar për të arritur kuotën e 1000 golave zyrtarë, një arritje që do ta bënte futbollistin e parë në histori që e prek këtë shifër.
Pavarësisht polemikave të fundit jashtë fushe, në fushën e lojës Ronaldo vijon të kontribuojë me gola, ndërsa Al-Nassr mbetet në ndjekje të kreut të renditjes në fazën vendimtare të sezonit.
⚽️ ???????????????????????????? ! Cristiano Ronaldo ????
— SPL ???????? (@ActuSPL) February 14, 2026
RONALDO ! RONALDO ! RONALDO !
Quel taff de Sadio Mané ????????????
17’ | Al Fateh 0 - 1 Al Nassr pic.twitter.com/Zo7t8khcud
Lini një Përgjigje