TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 21:52

Davide Ançeloti firmos me surprizën e madhe të Botërorit të Klubeve, merr “frenat” e ekipit të njohur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Davide Ançeloti firmos me surprizën e madhe të Botërorit

Davide Ançeloti është zyrtarisht trajner i parë. Ai merr drejtimin e skuadrës braziliani, Botafogos.

Kjo është detyra e tij e parë si trajner pasi ka punuar si ndihmës i babait të tij, Karlos. Ndërkohë Botafogo bëri surprizën në Botërorin e Klubeve duke i shkaktuar humbje PSG-së, por u eliminua nga Palmeiras në çerekfinale.

“MIRËSEVJEN ANÇELOTI!

Davide Ançeloti është trajneri i ri i Botafogos. Italiani ka nënshkruar një kontratë me “Gloriosi” deri në fund të vitit 2026! Mirë se erdhe, Davide Ançeloti, së bashku do të përpiqemi të shkruajmë kapituj të rinj të përsosmërisë”, shkruhet në profilin zyrtar të Botafogos.

Trajneri mbërriti në Brazil këtë mëngjes në aeroportin Galeão dhe do t’i prezantohet ekipit për të filluar punën e tij.  Ai do të shoqërohet nga dy asistentë: spanjolli Luís Tevenet dhe britaniku Andreë Mangan. Përveç tyre, ekipit do t’i bashkohet edhe trajneri italian i atletikës Luca Guerra.

Ndihmës i Karlo Ançelotit në ekipin kombëtar brazilian, Davide shoqëroi gjithashtu të atin te Real Madridi, Bajern Mynih, PSG, Napoli dhe Everton. Data e konferencës për shtyp të prezantimit do të njoftohet më vonë. Punësimi i Davide Ançelotit përfaqëson një hap tjetër strategjik në forcimin e projektit sportiv të SAF, bazuar në inovacion, ambicie dhe protagonizëm ndërkombëtar.

davide ançeloti botafogo

Lini një Përgjigje