TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2025, 13:25

Dëbora zbardhi “Anfield”, merret vendimi për ndeshjen Liverpool-Manchester United

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora zbardhi “Anfield”, merret vendimi për ndeshjen

Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester United do të zhvillohet siç ishte planifikuar këtë të dielë në orën 17:30, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit dhe reshjeve të mëdha të borës.

Lajmi është zyrtarizuar nga të dyja klubet. 

“Sot në mëngjes u mbajt një takim sigurie për të vlerësuar motin dhe kushtet e udhëtimit për ndeshjen e sotme kundër Manchester United në Anfield.

Në këtë pikë, ndeshja është planifikuar të vazhdojë normalisht dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar”, thuhet në njoftimin e klubit të kuq.

liverpool-manchester united ndeshje anfield

Lini një Përgjigje