TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Dhjetor 2024, 16:35

Dëmtoi Donarumën dhe i rrezikoi jetën portierit italian, lojtari i Monakos i kërkon ndjesë gardianit të PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtoi Donarumën dhe i rrezikoi jetën portierit italian, lojtari

Mbrëmë, pamjet e përplasjes midis Vilfred Singo dhe Xhanluixhi Donarumës në minutën e 22 të ndeshjes PSG-Monako bënë xhiron e botës.

Në përpjekje për të ndalur një tentativë parabolike drejt portës, portieri i PSG-së u godit nga takat e këpucës së Singo-s, duke e lënë portierin e Kombëtares Italiane të shtrirë në tokë me fytyrën e përgjakur.

Përplasja e detyroi Luis Luis Enriken ta zëvendësonte italianin me Safonov.

Donaruma mori dhjetë qepje në faqen e djathtë dhe kishte ende gjurmë gjaku nga goditja e rëndë në fytyrë. Dëmtimet ishin të konsiderueshme, dhe siç raportoi RMC Sport, kishte më shumë:

Donaruma nuk e pëlqeu aspak mungesën e ndëshkimit ndaj Singo-s nga arbitri Fransua Leteksier. Gjatë pushimit, në korridoret e stadiumit, ai shprehu pakënaqësinë e tij.’

Përmes Instagramit, lojtari i Monakos, duke shkruar edhe në italisht (pas katër viteve te Torino mes 2019 dhe 2023), u shpreh: “Dua t’i kërkoj falje Xhanluixhi Donarumës. Veprimi im sigurisht që nuk ishte i qëllimshëm; vetëm më vonë munda ta kuptoja që ai kishte një plagë serioze në fytyrë. Të uroj shërim të shpejtë.”

 

vilfred songo lojtari i monakos xhanluixhi donaruma

Lini një Përgjigje