Sport17 Mars 2023, 19:33

“Do ta vërshëllejmë”, ultrasit e PSG-së bëjnë planin për Lionel Mesin: Nuk duam që kjo të vazhdojë

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta vërshëllejmë”, ultrasit e PSG-së

Disa tifozë francezë të PSG-së kanë rënë dakord që të vërshëllejnë Lionel Mesin për eliminimin e tij të parakohshëm nga Champions League, por edhe për një tjetër arsye.

Do ta vërshëllejmë, sepse kalon shumë kohë pa punuar në fushë. Nuk duam që kjo të vazhdojë”, është mesazhi i disa prej ultrasve të PSG-së. Tifogrupi më i ndezur kundër argjentinasit është “Collectif Ultras Paris”, që ka zbuluar se çfarë ka dakordësuar të bëjë në ndeshjen në shtëpi më 19 mars.

PSG-ja do të presë Ren në javën e 28 të kampionatit. Ata do ta vërshëllejnë argjentinasin, i cili në dy sezonet në Paris nuk ka shkuar kurrë përtej fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve. 35-vjeçcari nuk shënon prej 180 minutash.

lionel mesi sulmuesi argjentinas psg